Si zgjidhet presidenti amerikan?
Pëlqej
Albeu.com
Procesi i zgjedhjes së presidentit dhe zëvendësit të tij, fillon më herët nga dita e zgjedhjeve, e ajo ditë është e martë pas të hënës së parë të nëntorit. Por, populli amerikan nuk e zgjedh presidentit në mënyrë të drejtpërdrejtë.Në realitet qytetarët nuk votojnë për kandidat presidencial, por për zgjedhës të cilët më vonë do ta përbëjnë trupin votues. E, ky trup e zgjedh presidentin.
Secili shtet aleat në trupin votues është i përfaqësuar me aq zgjedhës sa ka senator dhe anëtarë në dhomën e përfaqësuesve. Plus tre për Uashington Di-Sinë. Kjo do thotë, se presidentin e zgjedhin 558 vetë, respektivisht ata për të cilët do të votojnë qytetarët. Për disa nga kandidatët presidencial për tu bërë shef i ri i shtetit do t'u duhen së paku nga 270 anëtarë të trupit votues.
Derisa asnjë kandidatë nuk e fiton shumicën e duhur, votimi bartet në dhomën e përfaqësuesve, por kjo ka ndodhur dy herë edhe atë në shekullin e 19. Në vitin 2000 kundër kandidati i Xhorxh Bushit, Al Gor kishte më shumë vota nga populli, por e humbi betejën për shkak të votave të zgjedhësve nga Florida. Zgjedhësit në përgjithësi janë funksionarë shtetëror dhe lokal, aktivist lokal ose qytetarë të lidhur me partinë të cilën kandidatë e përfaqësojnë.
Por, kushtetuta amerikane nuk parasheh që zgjedhësit të jenë të besueshëm të kandidatit nga partia e tyre, ashtu që shikuar në mënyrë teorike, ata mund të votojnë edhe kundër kandidatit të tyre. (alsat)
Shtuar më 03/11/2008, ora 22:56
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori