Si u paralajmërua në film humbja e katedrales Notre Dame
Katedralja e famshme e Notre Dame në Francë është përshirë nga flakët të hënën, dhe si pasojë një pjesë e saj është shkatërruar.

Kjo ngjarje ka shokuar të gjithë botën, pasi bëhej fjalë për një objekt fetar që i kishte mbijetuar kohës për 850 vjet dhe që ishte një nga simbolet e Parisit.

Por a u parashikua në vitin 2004, se një tragjedi e tillë do të ndodhte me Katedralen e Notre Dame?

Për këtë ka pasur reagime të shumta në rrjetet sociale.

Në njërën prej skenave të filmit ‘Before the Sunset’, teksa një qift bisedojnë me pamje nga katedralja, në bisedë e sipër thuhet “ Por t’i duhet të mendosh që Notre Dame do të ik një ditë’.

Kjo bisedë zhvillohet mes Jesse dhe Celine, të cilët janë bashkuar pas 9 vjetësh.

Ky film është prodhim i regjistorit Richard Linkalter dhe bën pjesë në kategoritë e filmave romancë dhe dramë.
Shtuar më 16/04/2019, ora 16:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori