Vinicius lojtari më i ri që ka shkëlqyer, Benzema fiton çmimin e më të mirit të Champions

Real Madrid fitoi Champions League ndaj Liverpool, teksa goli i Vinicius ishte vendimtarë në finalen e Parisit, teksa u dhuroi “Los Blancos” trofeun e 14-të të këtij kompeticioni si asnjë skuadër tjetër në histori.

Padiskutim dy nga futbollistët më të spikatur në këtë kompeticion ishin Karim Benzema dhe Vinicius Jr që ndihmuan edhe madrilenët të konfirmohen si “mbretërit” e Europës.

Benzema është shpallur futbollisti më i mirë i edicionit, kurse Vinicius është shpallur futbollisti më i mirë i ri./ h.ll/albeu.com


Shtuar 31.05.2022 12:40