Tritol në derën e dyqanit kozmetik, çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë

Një shpërthim me tritol ka ndodhur pak pas mesnatës në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në derën e jashtme të një dyqani kozmetik, në rrugën “Sami Frashëri” afër sheshit “Wilson”.

Si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme material.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.10.2022, reth orës 00:15, në rrugën “Sami Frashëri”, në dyqanin kozmetik të shtetases E. P., dyshohet se ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.


Shtuar 19.10.2022 08:27