Berisha mbyll protestën pa trazira, i duhen gardianët për të zbritur pa incidente nga podiumi (VIDEO)

Ish-kryeministri  Sali Berisha ka mbyllur protestën e sotme para Kryeministrisë kundër Vuçiç në Tiranë dhe “Open Ballkan”.

“Ky uragan ku ortek nuk ndalet më. Më lejoni ta paralajmëro edi ramin mos guxo ti dalësh para dhe mos mendo që me pakicë të shtypësh shumicën, nuk ka forcë në botë që na ndalon në rrugën tonë. Kjo është protesta e parë dhe ju ftoj që të qëndrojmë të vendosur për serinë e pafund të protestave…”- tha në fund të protestës Berisha.

Siç mund ta shihni edhe në video, Berisha ndihmohet nga gardianët e tij për të zbritur nga podiumi I lartë ku po fliste gjë e cila të lë për të dyshuar rreth shëndetit të tij pavarësisht betejave politike që po merr pjesë.

Sali Berisha: Këto 8 vite ne u vodhëm dhe u plackitëm më shumë se qytetarët e europës. Këto 8 vite pasuria publike u shndërrua në pasuri të ministrave. Afera 3 milkionë euro e djegësve të Elbasanit është një kafe e mëngjesit për narko-qeveritarët. Lefter Koka është një hajdut i dobishëm në këtë aferë të madhe.

Edi nRama ka hajdutin kryesor Arben Ahmetin, SPAKU të cilit tani Lulzim Brava kërkon të mbyllë dhe ti verë kapak aferës prej 430 milionë me 3 milionë eurot e vjedhura. Të betohemi që nuk do të ndërpresim kurrë protestën deri sa regjimi të vendoset para ligjit dhe ne si shqiptarë të votojmë të lirë për veten dhe vendin tonë.

Ne këtu jemi mijëra qytetarë të lirë, u mblodhën në një thirr etë shpejt por për dy muaj u ringritëm dhe vendosëm në piedestal momentin e pluralizmit që mori peng edi rama.

Ky uragan ku ortek nuk ndalet më. Më lejoni ta paralajmëro edi ramin mos guxo ti dalësh para dhe mos mendo që me pakicë të shtypësh shumicën, nuk ka forcë në botë që na ndalon në rrugën tonë.

Kjo është protesta e parë dhe ju ftoj që të qëndrojmë të vendosur për serinë e pafund të protestave të tjera deri sa të clirojmë shqipërinë nga narko shteti, të rikthejmë spresën për shqiptarët, zoti e bekoftë Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët kudo që janë. Zoti bekoftë flamurin tonë”, tha Berisha gjatë fjalës përmbyllëse. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 20.12.2021 18:03