Si po pasurohen me pudrën “Talk” luftëtarët e ISIS
Pëlqej
Shtetasit e Bashkimit Europian, të cilët përdorin pudrën “Talk” për fëmijët, po kontribuojnë pa e ditur për pasurimin e Shtetit Islamik.

Sipas grupit të aktivisteve “Global Witness”, luftëtarët e ISIS në Afganistan po fitojnë qindra mijëra dollarë në vit, nga tregtimi i paligjshëm i “Talk”-ut, shumica e të cilit përfundon në Shtetet e Bashkuara dhe BE.

Gati 500 mijë tonë “Talk” i përdorur në produkte që variojnë nga pikturat tek pudra për bebet u eksportuan nga Afganistani në një vit, deri në muajin mars, sipas të dhënave të Ministrisë së Minierave afgane të cituara në raportin e grupit.

Gati e gjithë sasia shkoi fillimisht në Pakistan nga ku më pas u rieksportua në SHBA dhe BE. Shfrytëzimi i paligjshëm i minierave për gurë të çmuar dhe mineraleve të gjetura në miniera, është një burim i madh të ardhurash për ekstremistet talebanë dhe sipas raportit Shteti Islamik po lufton për kontrollin e minieraveNangarhar.

Në kufi me Pakistanin, rajoni njihet për depozitat e mëdha të “Talk”-ut e gjithashtu të mineraleve të tjera si kromiti dhe mermeri. Aktivistet citojnë një komandant të lartë ushtarak të ISIS të thotë se beteja për kontrollin e aseteve minerare në Nangarhar ishte tani një prioritet.
Shtuar më 22/05/2018, ora 19:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori