Si në filma, drejtuesi i kamionit përballet me vdekjen në Itali
Pëlqej
Shembja e urës në Genova po merr përmasa edhe më tragjike. Ndërkaq pamje tmerruese po publikohen në rrjetet sociale. Në një fotografi shihet një kamion i cili në momentin e fundi ka ngelur buzë greminës.

Sipas Corriere Della Sera është konfirmuar vdekja e të paktën 11 personave por disa media të tjera po pretentojnë se është 20.

Bilanci mbetet provizor pasi ekziston frika se numri i viktimave të jetë më i lartë.

Mbi 20 makina me dhjetra persona kanë mbetur nën rrënoja dhe qindra forca zjarrëfikëse janë në betejë me kohën për shpëtimin e të mbijetuarve.

Sic u kemi njoftuar më herët, bëhet fjalë për urën ‘Morandi’, që lidh Genovën Perëndimore me Ligurian./albeu.com/
Shtuar më 14/08/2018, ora 14:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori