Luis Suarez i ofrohet klubit të madh italian

Dyert u hapën për një moment në shtator të vitit 2020 kur Luis Suarez ishte një hap larg Juventusit.

Duhej nënshtetësia italiane sepse “Zonja e Vjetër” nuk kishin vend të lirë në skuadër për shtetas jo të Bashkimit Evropian, por një hetim nga Prokurori Publik i Perugias bllokoi gjithçka sepse provimi për certifikimin gjuhësor të uruguaianit doli fallco.

Më pas sulmuesi kaloi te Atletico Madrid dhe kontrata e tij skadon në fund të muajit dhe nuk do të rinovohet. Risia është se agjentët e tij ia kanë ofruar lojtarin Juventusit, pasi është në kërkim të një sulmuesi pasi Dybala u largua.

Marrëveshja do të jetë e vështirë, shpjegon “La Stampa”, edhe sepse paga prej 5 milionë euro dekurajon drejtuesit e Juventusit, të cilët janë duke parë të gjitha pistat para se të shkojnë te Luis Suarez./ h.ll/albeu.com


Shtuar 14.06.2022 09:18