'Shuplakë' Johnson, britanikët kërkojnë shtyerjen e BREXIT
Parlamenti anglez ka votuar sot në favor të shtyrjes së afatit së daljes së vendit nga BE-ja.

Pas ish-kryeministres Theresa May, Parlamenti i Britanisë së Madhe i ka dhënë një ‘shuplakë’ edhe kryeministrit aktual, Boris Johnson, përsa i takon marrëveshjes së Brexit për daljen e Anglisë nga Bashkimi Evropian.

Me një diferencë të ngushtë votash, Dhoma e Komunëve kaloi me 322 vota pro dhe 306 kundër dha verdiktin e saktë për të realizuar ‘’Brexit’’.

Ndërkohë vetëm pak ditë më parë, u arrit një marrëveshje e re për Brexit mes Johnson dhe BE, në të cilën thuhej se Britania e Madhe do të dalë nga BE brenda muajit tetor.

Shtuar më 19/10/2019, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori