Shuhet familja në Amerikë: Nëna, babai dhe djali humbin jetën si pasojë e koronavirusit
Njëë tragjedi familjare ka ndodhur si pasojë e koronavirusit në SHBA, ku kanë humbur jetën nëna, babai dhe djali.

Ata po bëheshin gati të festonin 50 vjetorin e martesës, por humbën jetën brenda 16 ditëve në Florida.

Mario Mayorga Jr, 42 vjeç, punonte si sanitar në Mt. Sinai Medical Center në Majemi. Ai u diagnostifikua me koronavirus në mes të marsit. Mjekët i thanë të qëndronte në shtëpi. Mirëpo gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua duke bërë që ai të shtrohej në spital dhe merrte frymë nëpërmjet ventilatorit.

Pas infektimit të tij testi iu edhe familjes së tij ku rezultuan pozitiv e ëma, 72 vjeçe, babai po ashtu 72 vjeç dhe motra e tij 45 vjeç. Prindërit e tij, u shtruan gjithashtu në spital për shkak të simptomave të tyre.

I ati Mario, vdiq i pari në 10 Prill i ndjekur nga gruaja e tij Esperanza vetëm nëntë ditë më vonë. Djali i tyre Mario Jr. vdiq të dielën, dhe e vetmja që mbeti gjallë ishte motra. Kjo e fundit po qëndron e izoluar në shtëpi, ku po merr veten nga virusi.
Shtuar më 01/05/2020, ora 08:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori