Akuzat e Presidentit Meta, përgjigjet Etilda Gjonaj

Ministrja Gjonaj ka reaguar ndaj akuzave të Presidentit Meta.

Në një deklaratë për mediat ajo tha:

“Dal te shtjelloj me përgjegjësi të plotë politike, profesionale e qytetare një temë që është thirrur në temë për protestë nga Presidenti.

Se kam bërë kete shtjellim më parë se kam gjykuar që i duhej lënë presidentit koha dhe hapësira mediatike për të ezauruar seritë e spektaklit të tij për grupin armiqësor dhe kriminal në Ministrinë e Drejtësisë.

S’e bëj për t’ju përgjigjur presidentit për morinë e akuzave dhe fjalëve të padenja që ka lëshuar në drejtimin tim personalisht apo përmes zedhenesit te tij.

Une u rezervoj të gjithë keqardhjen time për hallin e madh që i motivion në luftën kunder reformes ne drejtesi por akuzat ndaj meje nuk ua lehtësojnë këtë hall.

Presidenti ka krijuar këtë kauzë fiktive në funksion të betejave të tij që s’janë në përputhje me interesat e tij kushetuese në momentin më të rëndësishëm që po kalon Shqipëria, në prag të negociatave”. /albeu.com/


Shtuar 27.02.2020 14:58