Para në këmbim të notës kaluese, pranga tre sekserëve në Elbasan
Shtyhet vendimi për formimin e qeverisë italiane
Pëlqej
Vendimi për të formuar apo jo qeverinë në Itali me Lëvizjen Pesë Yjet, njoftohet të jetë shtyrë nga Partia demokratike për më 3 maj pas një raundi të ri të konsultimeve politike.

”Kemi vendosur të mbledhim kryesinë tonë kombëtare për të vendosur nëse dhe sesi do të marrim pjesë në negociata me L5Y”, tha Maurizio Martina, lideri i përkohshëm i PD-së që prej dorëheqjes së Matteo Renzi një ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 4 marsit, të cilat nuk mundësuan ndarjen e qartë të forcave të pranishme politike.

PD-ja, e cila qeveris Italinë prej vitit 2013">2013, doli e dobësuar nga ky proces me rreth 19% të votave.

Martina pranoi hapa të rëndësishëm përpara nga ana e L5Y, por pa fshehur gjithsesi vështirësitë mes këtyre dy kampeve, prej kohësh në mosmarrëveshje.

”Jemi forca të ndryshme politike, me pikëpamje shumë të ndryshme”, u shpreh Martina pas një takimi me presidentin e Dhomës së Deputetëve, Roberto Fico. /albeu.com/
Shtuar më 26/04/2018, ora 18:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori