Shtyhet në 22 maj procesi për ekstradimin e Polanskit
Është shtyrë sërish procesi për ekstradimin e Polanskit, regjisorit të famshëm. Procesi është shtyrë në datën 22 maj nga një gjykatë polake, ku do të vendoset nëse do të ekstradohet për në SHBA, Roman Polanski. Gjykatësi, Dariusz Mazu, nga gjykata e qarkut në Krakov të Polonisë, ka thënë se gjykata do të kërkojë nga autoritetet amerikane më shumë dokumente rreth kërkesës së tyre për ekstradim. /albeu.com/


Shtuar më 10/04/2015, ora 11:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori