Shtyhen planet për largimin nga kryeqyteti të mbështetësve të Morsit
Autoritetet egjiptiane kanë shtyrë planet e tyre për të shpërndarë mbështetësit e Mohamed Morsit që kanë krijuar kampe në dy zona kryesore të kryeqyteti egjiptian.

Një zyrtar i sigurisë në Kajro, tha për BBC-në, se autoritetet shpresojnë se vendimi do të inkurajojë protestuesit të largohen vullnetarisht. Por, kjo nuk ka ndodhur dhe numri i njerëzve që mbështesin presidentin e rrëzuar nga pushteti, është në rritje.

Ndërkohë një gjykatë egjiptiane ka zgjatur edhe për 15-ditë mbajtjen nën mbikqyrje të Muhamed Morsi teksa kërkesa për lirimin e rikthimit të tij në detyrë mban në sheshet e Kajros me dhjetëra mijëra protestues.

Manifestuesit që mbështesin Vëllazërinë Myslimane e presidentin Morsi, kanë deklaruar se janë të gatshëm të përballen me policinë. /albeu.com/

Shtuar më 13/08/2013, ora 18:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori