Rënia drastike e temperaturave, meteorologia jep lajmin e shumëpritur: Kur rikthehen rrebeshet

Edhe sot kemi vetëm një rënie të lehtë të vlerave termike në mesditë. Kjo rënie do vazhdojë e lehtë dhe graduale deri pas datës 7 korrik ku pritet ndryshimi.

Dita e sotme pritet e kthejllët në pjesën më të madhe të saj. Presim një rënie të temperaturave të mesditës së sotme me 2-3 gradë. Por kjo rënie pritet në zonat veriore dhe shumë më e lehtë në qendër dhe në zonat jugore. Maksimumi i temperaturave zbret në 38 gradë celcius.

Në tre ditët në vijim mbetemi në kushtet e motit të kthjellët gjatë paraditeve, pasditet janë të gjitha me vranësira të dukshme.

Nga e enjtja në të shtunë kemi prezencë të reshjeve të pakta. Ditën e premte dhe më pak të shtunën presim prezencë të rebesheve afatshkurtra të shiut.

Meteorologia Tanja Porja bën me dije se nga e premtja dhe në vijim kemi gjithashtu edhe rënie të ndjeshme të temperaturave. Pas ditës së enjte që përkon me datën 7 korrik, nga data 8 dhe në vijim vlera minimale në rang territori zbret në 8 gradë celcius.

Kjo rënie do të jetë edhe në orët e mesditës. Ditën e premte temperaturat zbresin në 32 gradë celcius që do të jetë edhe temperatura maksimale në rang territori./albeu.com/