Shtëpia e Hitlerit në Austri do të rrënohet
Shtëpia e lindjes së Adolf HitleritBraunau do të shkatërrohet për ta parandaluar që të bëhet “një vend i shenjtë i neonazistëve”, bëri të ditur sot ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë Wolfgang Sobotka.

Shtëpia e Hitlerit do të shkatërrohet. Mund t’i mbesin themelet, por në të do të ndërtohet një ndërtesë e re.

Ai objekt do të shfrytëzohet për qëllime humanitare ose do ta shfrytëzojnë autoritetet lokale”, ka thënë Sobotka, njofton AFP.
Qeveria austriake ka marrë vendim që ta marrin pronësinë e shtëpisë së Hitlerit.

Idenë e Sobotkës për rrënimin e shtëpisë së HitleritBraunau e ka përkrahur bashkësia e hebrenjve në Austri.

Shtëpia ku Hitleri kaloi tre vite të jetës së tij gjendet në afërsi të sheshit kryesor. /albeu.com/
Shtuar më 17/10/2016, ora 18:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori