Dhjetëra njerëz gjenden në një varr masiv në afërsi të Kievit

Ukraina thotë se ka zbuluar një tjetër varr masiv pranë Kievit, pasi forcat ruse u tërhoqën nga zonat në veri të kryeqytetit për të fokusuar sulmin e tyre në lindje.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, një zyrtar në fshatin Buzovë tha se trupat e dhjetëra civilëve u gjetën në një kanal pranë një pompe karburanti.

Nuk ka asnjë konfirmim të pavarur, shkruan BBC, por një numër varresh masive janë gjetur deri më tani në zonat përreth Kievit.

Ushtria ruse e kishte pushtuar zonën për javë të tëra ndërsa rrethonte kryeqytetin ukrainas.

Ka pasur një dënim ndërkombëtar të Moskës për krimet e dyshuara të luftës. Moska mohon të ketë shënjestruar civilët./albeu.com


Shtuar 10.04.2022 11:44