Shtohet numri i të uriturve në botë
Numri i të uriturve në botë po rritet, dhe kjo vjen si pasojë e konflikteve dhe ndryshimeve klimatike.

“Të dhënat paraprake për këtë vit tregojnë se numri i njerëzve të kequshqyer përsëri nisi të rritet”, tha Jose Graziano da Silva, kreu i FAO-s – Organizatës së OKB-së për Ushqim dhe Bujqësi.

Ai nuk ka paraqitur një shifër të saktë për këtë çështje, por ka thënë se të dhënat përfundimtare do të publikohen në shtator.
“Për fat të keq, ky nuk është lajm i mirë”, ka shtuar ai.

Numri i njerëzve të cilët nuk kanë ushqim të mjaftueshëm, në periudhën 2014-2016 ishte 795 milionë.

“Rreth 60 për qind e njerëzve në botë që vuajnë nga uria, jetojnë në zonat e prekura nga konfliktet dhe efektet e ndryshimeve klimatike”, tha ai.

Eliminimi i urisë deri më 2030 ishte një nga caqet kryesore të OKB-së të cilin vendet anëtare e kanë miratuar më 2015./albeu.com/

Shtuar më 03/07/2017, ora 20:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori