Vijon të mbetet i lartë numri i
rasteve të reja me
koronavirus në Rusi. Vetëm sot, autoritetet konfirmuan 12,604 raste të reja përfshirë 1,723 në Moskë, duke e çuar numrin total të
rasteve që nga
fillimi i pandemisë në 4,177,330.
Autoritetet ruse gjithashtu kanë raportuar 337 vdekje në 24 orët e fundit, nga 437 në 24 orët e mëparshme, dhe se ishte numri më i ulët i
vdekjeve që prej 16 nëntorit.
Numri i përgjithshëm i
vdekjeve që nga
fillimi i pandemisë ka arritur në 83,630.
Aktualisht, 367,312 njerëz të infektuar me
koronavirus ende po trajtohen.
Që nga
fillimi i pandemisë, 3.726.388 pacientë me
koronavirus janë shëruar./albeu.com/
Shtuar më 22/02/2021,
ora 14:23