Shtohet misteri, vdes në aksident i dyshuari për vrasjen e gazetarit saudit
Një gazetë turke raportoi sot se një nga të dyshuarit e përfshirë në vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, ka vdekur në një aksident trafiku në Riad.

Mashal Saad al-Bostani, një nëntoger 31-vjeç i Forcave Ajrore Saudite, ishte në mesin e 15 të dyshuarve që u larguan më 2 tetor nga Turqia, pasi shkuan në konsullatën e Stambollit të Arabisë Saudite, ku edhe vdiq gazetari.

Kolumnisti Abdulkadir Selvi, deklaroi më 18 tetor se konsulli i Stambollit në Arabinë Saudite, Mohammad al-Otaibi, mund të jetë "ekzekutimi i ardhshëm".

Dyshohet se gazetarit Khashoggi i kanë prerë gishtat gjatë torturave dhe më pas i kanë prerë kokën. Ai ka vdekur brenda 7 minutash. Gazetari ishte kritik ndaj mbretit saudit Salam, mendohet se ky mund të jetë shkaku i krimit.


Shtuar më 18/10/2018, ora 11:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori