Shtohen vendet e prekura nga kriza financiare
Pas një vlerësimi të bërë nga Agjensia së Klasifikimit, “Fitcch” është konkluduar se Italia tashmë është përfshirë nga recensioni. Sipas kësaj agjensie pas një verifikimi të sistemit bankarë në këtë vend kjo kompani e ka vlerësuar këtë vend me A+, një parashikim ky negativ.

Ndërkohë që edhe Agjensia e klasifikimit, “Standart and Poor’s” zhvlerësoi ekonominë e Belgjikës. Kjo renditje nga AA+ në dy A (AA) tregon dhe njëherë se kriza e eurozonës po shtrin kufijtë e saj, ndërsa nga ana tjetër, mbeten shqetësimet për borxhin e Italisë. Sipas “Standart and Poor’s, “aftësia e qeverisë belge për të parandaluar rritjen e borxhit, që konsiderohet tashmë në nivele të larta, vjen si pasojë tkurrjes së kredive nga sektori privat si në Belgjikë ashtu dhe mes

Vlerësimi për ekonominë e Belgjikës, vjen pas atij të “Moody’s” për Hungarinë. Ministri hungarez i Ekonomisë, Gyorgy Matolccsy tha se vendi i tij është i gatshëm të bashkëpunojë me Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bashkimin Europian dhe bankat për të stabilizuar ekonominë e vendit.

“Spekullimi po vazhdon kundër Hungarisë në disa fusha të rëndësishme siç jane bonot shtetërore, mos shlyerja e kredive dhe besimi finançiar të vendit. Duket sikur është një operaçion ushtarak kundër Hungarisë”, u shpreh Ministri hungarez i Ekonomisë, Gyorgy Matolccsy. /albeu.com/







Shtuar më 26/11/2011, ora 11:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori