Luftoi me dy ujqër për të shpëtuar qengjin, 14-vjeçarja tregon jetën e “bareshës” në TikTok

Alesia Krasniqi është adoleshentja 14-vjeçare, videot e së cilës kanë marrë shumë reagime në TikTok.

14-vjeçarja nga zona e Deçanit shfaq në TikTokun e familjes histori dhe ngjarje që nuk jemi mësuar të shohim në këtë platformë.

Ajo tregon tregon momentet që ndan midis shkollës dhe fermës së saj duke u marrë me kafshët dhe tokën, por gjithashtu Alesia edhe këndon këngë motive që lidhen ne kulturën shqiptare dhe atë kosovare.

Gjatë lidhjes direkte në emisionin “Shqipëria Live” Alesia ka treguar edhe aventurën e saj me dy ujqër për të shpëtuar qengjin.

“Kam qenë në një livadh, ai livadh ka qenë i rrethuar me male edhe kam qenë vetëm 15 metra larg deleve. Unë e kam ngritur kokën lart edhe kam parë dy bishta, ata bishta domethënë kanë qenë të ujqërve. I kam parë dhe dhente që janë bashkuar edhe janë bërë tub, kanë hyrë në tub dhe ata, kam bërtitur, në ato momente qeni më kishte shkuar në shtëpi dhe nuk dija çfarë të bëja. E ka kapur njëri ujk qengjin në fyt, e ka kapur, por fati i mirë që nuk e ka lënduar, njëri ujk ka ikur malit dhe tjetri vrapuar drejt edhe unë e kam ndjekur derisa është ndalur. Unë e ngrija qengjin ai e ngrinte andej derisa e kam ngritur shkopin lart, ai e ka lëshuar, ka ikur. E kam ndjekur nga pas, nuk doja t’ja lija qengjin. Nuk kallëzova frikë aty, doja vetëm të shpëtoja qengjin”, tha Alesia.

Alesia ndër të tjera ka treguar se e ka pasion këngën dhe ka nisur të këndojë që në moshën 7 vjeç. Këtë talent ajo e shfaq në videot që hedh në rrjetin social TikTok, ku videot e saj kanë marrë edhe 1 milion shikime./albeu.com/