Shtohen kundërshtimet për referendumin brenda qeverisë greke
Presionet e fundit nga vendet e BE-së në lidhje me referendumin e Greqisë kanë ardhur edhe reagimet e para të disa prej ministrave të kësaj qeverie. Pas ministrit të Financave, Venizelos i cili deklaroi se nuk duhet të zhvillohet një referendum i cili vë në diskutim daljen e Greqisë nga Euro, shprehen “kundër” edhe ministri i shëndetësisë Andreas Loverdos, ministri i bujqësisë Kostas Skandalidis dhe ai i Zhvillimit Mihalis Hrisohoidis.
Ministri i Shëndetësisë Loverdos ka theksuar se ishte koha për unitet mes forcave politike, tani që "vendi është në kushtet e një krize jashtë caqeve". Loverdos i bëri thirrje opozitës, "për të kontribuar për unitetin në funksion të sigurisë kombëtare.

Nga ana e tij ministri Skandalidis në një deklaratë shkruan: “Është e kuptueshme që një referendumi mbi çështjen e qëndrimit ose jo të vendit në eurozonë i mungon sensi, sepse rruga evropiane e vendit është përcaktuar dhe nuk është e negociueshme." Tashmë deputetet Kaili, Panariti dhe Mereniti, kanë deklaruar se nuk e votëbesojnë qeverinë ndërsa deputetja Vaso Papandreu kërkoi qeveri të Unitetit Kombëtar dhe zgjedhje./albeu.com/
Shtuar më 03/11/2011, ora 11:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori