Shtohen britanikët që bëhen myslimanë
Numri i britanikëve që kanë kaluar në islamizëm është dyfishuar gjatë decenies së kaluar, përkundër pasqyrës së keqe për myslimanët në Britani të Madhe pas aksioneve të fundamentalistëve islamikë në këtë vend dhe edhe në pjesë të tjera të botës.

Gazeta britanike “Indipendent” vlerëson se në ishull aktualisht janë 100.000 islamistë të konvertuar, që është një kërcim i madh në raport me vitin 2001 kur kjo popullatë ka numëruar 60.699 persona.

Organizata që merret me çështje ndërfetare “Faith Matters”, e cila i ka dhënë këto shifra, pohon se në çdo vit në Britani rreth 5.200 persona kalojnë në islamizëm, që janë më shumë se sa në Francë ose në Gjermani, ku gjatë një viti mesatarisht bëhen nga 4.000 myslimanë të “rinj”. Hulumtuesit e kësaj organizate kanë vizituar xhamitë në Londër dhe kanë konstatuar se në kryeqytet në vitin 2010 në fenë islame kanë kaluar 1.400 britanikë.

Batul al-Toma, një irlandeze 25 vjeçare që është bërë myslimane konsideron se këta numra janë rritur paksa në krahasim me gjendjen reale.

“Mendoj se numri i vërtetë i konvertistëve është diku në mes të shënimeve të vitit 2001, numra që kanë qenë shumë të vegjël dhe ndërmjet atyre aktualë që janë shumë më të lartë, por përfundimisht konsideroj se gjatë viteve të fundit është rritur numri i atyre që kanë kaluar në islamizëm”, thotë al-Toma, e cila punon në “Fondacionin Islam” dhe e udhëheq organizatën “Projekti i Myslimanëve të Rinj”.

Hana Tadjima, 23 vjeçare, kreatore mode, thotë se në fakultet ka pasur miq nga myslimanët dhe se e kishte intriguar fakti pse ata nuk dilnin në klube se pse ata nuk shoqëroheshin shumë me studentë tjerë.

“Atëbotë studioja filozofinë dhe isha e shqetësuar me problemet e jetës. Isha relativisht e popullarizuar, kam pasur të gjitha ato që duhej të kisha por gjithnjë pyetesha: “A është kjo ajo?”. Gjendja e të drejtave te femrat myslimane në fillim më dukej shokuese. Megjithatë sa më shumë që lexoj, aq më shumë pajtohem me atë ide”, thotë Tadjima.

Paul Martin, 27-vjeçari, i cili shahadetin, fjalë me të cilat kushtëzohet kalimi në islamizëm, nuk e ka thënë në xhami por në kafenenë ku u takua me miqtë myslimanë, pohon se para kalimit në islamizëm kurrë nuk ka qenë në xhami.

Fjalët e shahadetit besimtari i ri duhet t’i thotë sinqerisht e që të konvertuarin ta pranojnë myslimanët tjerë, duhet që pranë tij të jenë edhe dy pjesëtarë të fesë islame.

E këto fjalë janë “ Nuk ka Zot tjetër pos Allahut dhe Muhameti është profeti i Tij”.

“Unë dhe nuk bëj pjesë në ata respektojnë kriteret se di duhet të duket myslimani. Dhe askund nuk shkruan se nuk mund të jeni mysliman britanikë i cili vesh xhinse dhe xhakovento. Në xhaminë time tani dëgjohen shumë gjuhë të ndryshme dhe ka mjaft të konvertuar”, thekson Martin.


Nga 5200 myslimanë në vit

Çdo vit në Britani rreth 5.200 persona kalojnë në islamizëm, që janë më shumë sesa në Francë ose në Gjermani, ku gjatë një viti mesatarisht bëhen nga 4.000 myslimanë të “rinj”. Hulumtuesit e kësaj organizate kanë vizituar xhamitë në Londër dhe kanë konstatuar se në kryeqytet në vitin 2010 në fenë islame kanë kaluar 1.400 britanikë. (The Indipendent/Zëri)
Shtuar më 05/01/2011, ora 13:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori