Shteti i radhës ku është legalizuar Marijuana
Të hënën, guvernatori Ron DeSantis i Floridës nënshkroi një projekt-ligj që shfuqizoi ndalimin e shtetit për përdorimin e kanabisit mjekësor.

Sipas ligjit të ri, pacientët që janë të pajisur me kartë mjekësore mund të marrin rreth 70 gram të marijuanës çdo 35 ditë.
Përveç kësaj, pacientët nën moshën 18 vjeç janë të lejuar të tymosin marijuanë nëse janë sëmurë shumë dhe nëse të paktën dy mjekë – njëri prej tyre të jetë pediatri – e rekomandojnë atë.

DeSantis vuri në dukje se më shumë se 70 për qind e votuesve miratuan marijuanën mjekësore në një amendament kushtetues të vitit 2016.

Projektligji u miratua në Senatin e Floridës me një votim prej 34-4 më 7 mars dhe në Shtëpinë me një votim 101-11 më 13 mars.
Sipas ligjit të ri, marijuana mjekësore nuk mund të tymoset në biznese private që i nënshtrohen ndalimit të pirjes së duhanit nga ana e shtetit. /albeu.com/

Shtuar më 20/03/2019, ora 17:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori