Yuri Kim e kënaqur me opozitën: Çdo palë ti qëndrojë marrëveshjes së 5 Qershorit

Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim ka folur nga Himara për situatën aktuale në vend duke thënë se është e lumtur që opozita ka sjellë një propozim lidhur me kodin zgjedhor.

Më tej, ambasadorja Kim i bëri thirrje cdo partie politike që të gjitha palët ti qëndrojnë marrëveshjes që kanë nënshkruar me 5 Qershor sepse është çështje nderi.

Yuri Kim: “Kam drekuar bashkë me kryetarin e Bashkisë së Himarës dhe pres të takohen me zyrën e Kadastrës këtu. Një nga prioritete tona të mëdha është të rrisim investimet amerikane në Shqipëri. Zgjidhja e problemeve të pronësisë do të jetë një hap përpara. Në Qershor, Kuvendi miratoi një ligj që nuk është perfekt por do të shpjerë në drejtimin e duhur.

Jam shumë e kënaqur që opozita jashtë parlamentit ka marrë përgjegjësitë e saj për të përfaqësuar popullin. E kam thënë edhe para disa ditësh që opozita të jetë e angazhuar dhe të gjitha palët të sjellë propozime që janë reale. Kam kuptuar që sot opozita ka bërë një propozim dhe jam e lumtur që PS ka thënë se do ta marrë këtë kundërpropozim dhe do të ketë një debat real për ta përfshirë. Kjo është ajo që duhet të presim nga një vend që është anëtar i NATO-s, aspiron BE-në dhe kryeson OSBE-në. 5 qershori arriti një marrëveshje transparente dhe çdo palë që ka nënshkruar duhet t’i qëndrojë asaj sepse është çështje nderi. Nëse palët bien dakord për cështje të tjera përtej 5 qershorit ne do ta mbështesim.


Shtuar 28.09.2020 13:23