Shtate biznesmene ruse gjenden te vdekur ne Siberi
Albeu.com
Shtatë biznesmenë rusë janë gjetur të vdekur në një automjet në rrugë të braktisur në Siberi, lajmëroi të mërkurën agjencia e lajmeve Interfaks, duke iu referuar burimeve qeveritare ruse.
Trupat e vdekur janë gjetur 120 kilometra larg qytetit Zakamensk, në afërsi të kufirit me Mongolinë në rajonin Siberian Burjati.

Sipas hetimit të parë, në kufomat janë vërejtur shenja dhune, ndërsa zëdhënësi i prokurorisë publike në Ulan Udea konfirmoi se bëhet fjalë për shtatë biznesmenë rusë. Deri tani ende nuk kumtohen detajet e mëtejshme të hetimit, aq nuk publikohen emrat e biznesmenëve. (makfax)
Shtuar më 03/02/2010, ora 17:41
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori