Shtatë vjeçarja nga Siria, Bana Alabed, e njohur tashmë botërisht për raportimin e saj nga
Aleppo në Twitter, i ka shkruar një letër presidentit të ri amerikan, Donald Trump.
“Ti duhet të
bësh diçka për
fëmijët nga Siria, sepse ata janë si
fëmijët e tu dhe meritojnë paqe, ashtu si ju”, ka shkruar vajza në letrën e saj.
Bana është evakuuar nga Alepoo bashkë me familjen e saj në muajin dhjetor, bashkë edhe me mijëra persona të tjerë, dhe aktualisht është duke jetuar në Turqi.
Më poshtë është letra e saj e plotë:
I dashuri Donald Trump.
Emri im është Bana Alabed dhe jam një shtatë vjeçare nga Siria, nga
Aleppo.
Kam jetuar në
Siri gjithë jetën time para se të largohesha në muajin dhjetor të vitit të kaluar, jam pjesë e fëmijëve të Sirisë që kanë përjetuar luftën atje.
Por tani, jam duke përjetuar paqen në shtëpinë time të re në Turqi, në
Aleppo isha në shkollë por shpejt ajo u shkatërrua, për shkak të bombardimeve.
Disa nga shokët e mi vdiqën.
Unë jam shumë e mërzitur për ta dhe do të doja që ata të ishin me mua, sepse tani do të luanim bashkë. Në
Aleppo nuk mund të luaja, sepse ishte qyteti i vdekjes.
Në Turqi, tash mund të luajë dhe të kënaqem. Mund të shkoj edhe në shkollë, edhepse këtë se kam bërë akoma. Prandaj, paqja është shumë e rëndësishme për të gjithë, përfshirë edhe juve.
Megjithatë, miliona fëmijë sirian nuk janë si unë, dhe akoma janë duke vuajtur në shumë pjesë të Sirisë, ata po vuajnë për shkak të të rriturve.
E di se ti do të jesh presidenti i ri i Amerikës, andaj a mundesh të lutem të shpëtosh
fëmijët dhe njerëzit e Sirisë? Ti duhet të
bësh diçka për
fëmijët në
Siri sepse ata meritojnë paqe.
Nëse më premton se do të
bësh diçka për
fëmijët në
Siri, jam tashmë mikja jote e re.
Pres se çfarë do të
bësh për
fëmijët në
Siri. /albeu.com/
Shtuar më 24/01/2017,
ora 23:38