EMRI/ Humb jetën në një aksident rrugor 25-vjeçari shqiptar në Itali (FOTO LAJM)

Një aksident rrugor i ka marrë jetën 25-vjeçarit shqiptar në Itali.

Mediat vendase bëjnë me dije se viktima është Mariglen Gjergji, lindur në Greqi, nga një familje me origjinë shqiptare dhe banues prej shumë kohësh në Bra.

Sipas raportimeve i riu shqiptar po udhëtonte përgjatë luginës së Tanaros kur u përplas me një Mitsubishi Gls. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Isorella në Cherasco ku i riu ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa drejtuesi i makinës është dërguar në spitalin e Verduno-s në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.