Shqiptari më i urryer në botë, Martin
Shkreli, është përjashtuar përkohësisht nga shërbimet e rrjetit
social "
Twitter" dhe "Periscope" pas komenteve të pahijshme drejtuar gazetares Lauren Duca, e cila është redaktore e të përjavshmes "Teen Vouge".
Gazetarja e raportoi Shkrelin me anë të një postimi në
Twitter te CEO i rrjetit
social duke shkruar "Si mund të lejohet kjo gjë?".
Në postimin e saj ajo kishte përfshirë edhe foto të ekranit të llogarisë të Shkrelit në "
Twitter".
Në foton ishte
gazetarja së bashku me bashkëshortin e saj, foto që
shqiptari e kishte manipuluar duke vendosur fytyrën e tij në të.
Gjithashtu në përshkimin e tij në llogarinë e "
Twitter",
Shkreli kishte shkruar se ndiente diçka për gazetaren, por shpresonte që
gazetarja mos të zbulonte këtë gjë.
Kjo ka bërë që
gazetarja të ankohet në "
Twitter" për ngacmim, dhe më pas rrjeti
social i ka bllokuar përkohësisht llogarinë e Shkrelit. /albeu.com/
Shtuar më 09/01/2017,
ora 09:22