Sherr me thika në Elbasan, plagoset në fyt një 21-vjeçar

Një ngjarje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan u një 21-vjeçar është plagosur me mjet prerës (thikë) në fyt nga një person tjetër.

Mësohet se policia ka arrestuar autorin vetëm në disa minuta ndërsa i plagosuri ndodhet në spital nën mbikqyrjen e mjekëve.

Dyshohet s konflikti ka ardhur si pasojë e një konflikti të castit.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftim policie

Plagosi me thikë një 21-vjeçar, kapet dhe vihet në pranga brenda pak minutave autori.

Në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi P. R. 54 vjeç, banues në Elbasan, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin F. Sh., 21 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.

Autori i dyshuar, shtetasi P. R. është lokalizuar dhe kapur brenda pak minutash, pas ngjarjes. Aktualisht ndodhet në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 9.10.2022 18:37