Shqiptarët me avion privat drejt Britanisë
Britania e Madhe është një prej vendeve më të preferuara prej shqiptarëve të cilët kanë përdorur mënyra të ndryshme për të emigruar në mënyrë të paligjshme në këtë vend. Nga mënyra më e përdorur ajo e ikjes me maune e deri tek ajo me Eurostar.


Por një çift shqiptar kësaj radhe kanë përdorur një mënyrë krejt të veçantë duke përdorur një avion të vogel privat të një shtetasi belg që i solli ata në jug të Anglise.

Piloti belg Xhon Fransua Heno 34-vjecar solli familjen shqiptare ne aerodromin e vogel Headcorn, e cila me pas u ndalua nga autoritetet e Agjenise Britanike të Kufirit, nderkohe që piloti belg është arrestuar dhe është nxjerrë përpara gjykates me akuzen se ka ndihmuar për hyrjen ilegale të emigrantëve shqiptare në Britani. /albeu.com/

Shtuar më 12/06/2012, ora 17:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori