Shqiptarët e Malit të Zi, në protesta
Shqiptarët në Mal të Zi mund të shprehin pakënaqësinë e tyre me protesta paqësore apo bojkotim të zgjedhjeve nëse, vazhdon praktika e autoriteteve malazeze për të mos përmbushur premtimet, veçanërisht në lidhje me statusin e komunës së Tuzit.

Kështu thotë kryetari i Iniciativës Qytetare, Vasel Sinishtaj. Ai i konsideron si të justifikuara protestat e kohëve të fundit nga ana e shqiptarëve në Nju Jork kundër politikës së Kryeministrit malazez Milo Gjukanovic. “Pakënaqësia e mjedisit transmetohet në diasporën tonë, ku ka shumë organizata që bashkojnë shqiptarët.

Shumë prej bashkatdhetarëve tanë që ishin në verë në Mal të Zi panë se nuk kishte bindje të fuqishme se do të ketë një referendumi konsultativ, edhe pse u premtua”, tha Sinishtaj. Sipas tij, statusi i komunës së Tuzit duhet të zgjidhet para zgjedhjeve lokale në Podgoricë, që do të zhvillohen në pranverën e vitit të ardhshëm. /albeu.com/
Shtuar më 06/10/2013, ora 15:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori