Shqiptarët e Lyonit të Francës shënojnë Festat e Nëntorit
Albeu.com
Me organizimin e Shoqërisë Shqiptare ILIRIA që vepron në Lyon të Francës u organizua një mbrëmje festive me rastin e Festave të Nëntorit. Një numër shumë i madh i bashkatdhetarëve ia mësynë sallës së komunës së Vaulx en Velinit për të marrë pjesë në këtë manifestim.Mbrëmja u hap me hymnin e flamurit dhe pastaj ishte një program artistik të
përgatitur nga veprimtarët e Shoqërisë. Poezitë dhe këngët ishin për pjesën
e parë të programit kurse në pjesën tjetër të programit artistik u dha
dokumentari me titull « Organizimi shqiptar në Lyon » për të prezentuar
organizimin shqiptar në Lyon qysh nga themelimi i Shoqërisë Fan Noli më 1991 deri në ditët e sotme.

Fjalën përshëndetëse për të pranishmit e mbajti nënkryetari i Shoqërisë,
Zoti Sherif Basha. Ai foli ndër të tjera për Festat e Nëntorit dhe
domosdoshmërinë e unitetit kombëtar në kohën që jemi duke kaluar si komb.

Deri në orët e vona të mbrëmjes jehoi kënga shqipe për të çmallur dhe
lehtësuar barrën e mërgimit të mbi 500 mërgimtarëve shqiptarë. U ndamë me dëshirën që amaneti i komandantit legjendar Adem Jasharit për lirinë dhe
bashkimin kombëtar të bëhej realitet sa më shpejt.
nga Abaz Pllana
Shtuar më 28/11/2005, ora 23:38
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori