Shqipëria, Maqedonia dhe Kroacia nënshkruajnë deklaratën e përbashkët për anëtarësi
Albeu.com
Eshtë nënshkruar deklarata e përbashkët e Përfaqësuesve të tre vendeve të Kartës së Adriatikut.Eshtë nënshkruar deklarata e përbashkët e Përfaqësuesve të tre vendeve të Kartës së Adriatikut (Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë), në përfundim të konferencës me temë "Karta e Adriatikut: Nga Praga në Rigë", e cila konfirmon angazhimin e këtyre vendeve për një anëtarësim të shpejtë në NATO. "Ne vendosëm të forcojmë bashkëpunimin mes nesh për të nxitur reformat e forcimit të institucioneve demokratike, shtetit ligjor, shoqërisë civile, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, të nxisim më tej ekonominë e tregut dhe të rrisim sigurinë dhe stabilitetin e rajonit". Kështu u shpreh përfaqësuesi I delegacionit shqiptar, Leonard Demi.

“Në këtë drejtim "është vendosur të punohet për zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dy dhe shumëpalëshe mes vendeve tona dhe si ligjëvënës të mbështesim dhe të nxisim qeveritë tona në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe të gjitha trafiqeve të paligjshme. Ne jemi angazhuar të mbështesim programet dhe të bëjmë një përpjekje të madhe në parlamentet tona për të nxitur procesin e mbrojtjes, me qëllim për të përmirësuar kapacitetet e Forcave tona të Armatosura, thellimin e reformës në FA, zbatimin e planit të veprimit për anëtarësim, me qëllim që të tre Forcat tona të Armatosura të bëhen të ndërveprueshme sipas standardeve të NATO-s", tha ai.

Gjatë nënshkrimit të marëveshjes, delegaciont ranë dakord për të rritur autoritetin e mbikqyrjes drejt institucioneve të sigurisë kombëtare në vendet respective. Gjithashtu të tre vendet kanë dalë në mbështetje të plotë të zgjidhjes së statusit përfundimtar të Kosovës ku ndër të trjera zoti Demi u shpreh se “"tre vendet përshëndesin dhe mbështesin përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të zgjidhur statusin e Kosovës brenda këtij viti dhe kjo gjë do të sjellë stabilitet dhe siguri në gjithë rajonin dhe njëkohësisht do të jetë një garanci për të ruajtur të drejtat e minoriteteve, të drejtat e njeriut dhe të gjitha grupeve etnike në Kosovë. Të tre delegacionet mbështesin praninë e NATO-s në rajon dhe pjesëmarrjen në operacionet e mbështetjes së paqes në rajon dhe më tej".

Intensifikimi i marrëdhënieve të punës në kuadër të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, dhe kontribimi për transparencën e procesit të integrimit në NATO, me qëllim rritjen e mbështetjes popullore në vendet tona për anëtarësimin në NATO, ishtë një tjetër pikë e rëndësishme e marrëveshjes. Në përfundim të deklaratës së përbashkët "tre vendet shprehin besimin e thellë se Asambleja Parlamentare e NATO-s, e cila do të mblidhet në mes të muajit Nëntor dhe Samiti i Rigës që do të mbahet pas një muaji, do të marrin seriozisht në konsideratë përpjekjet dhe arritjet e vendeve të Kartës së Adriatikut për t'u integruar në NATO, duke i ofruar ftesën e anëtarësimit Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë".
Shtuar më 24/10/2006, ora 15:27
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori