Shqipëria Etnike, Vuçiç: Ta thoja unë do më varnin në Bruksel
Pëlqej
Presidenti i ri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë është thjesht një dëshirë e kryeministrit Rama, por bëri thirrje për shmangie të deklaratave të tilla të cilat sipas tij nuk kontribuojnë në stabilitetin e rajonit.

"Nësë do të kisha thënë unë diçka të tillë, pra për bashkim të serbëve, do të më kishin varur në Bruksel", tha Vuçiç.

Kryeministri u Serbisë tha se të gjithë e kanë të qartë se kjo nuk do të ndodhë, pavarësisht dëshirave të dikujt.

"Ne nuk do të ofendojmë njeri dhe as do të kërcënojmë me deklarata. Ne po mendojmë para së gjithash për përparimin ekonomik të Serbisë", tha ai.

Deklaratat e fundit për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, Vuçiç i karakterizoi si kërcënime, sepse sipas tij bashkimi i të gjithë shqiptarëve nuk mund të realizohet nëse nuk futen në konflikt me disa shtete në rajon. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2017, ora 12:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori