Pranvera do të vonojë, meteorologia zbulon surprizat e motit për javën e parë të Marsit

Siç e keni ndjerë, termometri mëngjesin e sotëm ka shënuar rënie të ndjeshme të temperaturave. Përgjithësisht -2 dhe më ftohtë në zonat malore. Ndërsa kryeqyteti është gdhirë me 3 gradë celcius.

Përgjithësisht dita do të vijojë me kthjellimet dhe vranësisra të herë pas hershme. Reshje priten në orët e vona të darkës, por me sasi të pakta.

Pavarësisht kthjellimeve, temperaturat nuk do të rriten. Maksimumi do të arrij në 11-12 gradë celcius.

Edhe ditën e nesërme pritet të ketë reshje dëborë ne vend.

Java e parë e Marsit do të jetë e kthjellët, pa reshje dhe vranësira, por me temperatura të ulëta. Mëngjesi dhe darka do të jenë relativisht të ftohta në 10 ditëshin e parë të muajit Mars, bën me dije meteorologia Tanja Porja.

Mimimumi i teperaturave do të jetë -4 gradë celcius, për të arritur maximuminin deri në 12 gradë në teritorin shqiptar./albeu.com/


Shtuar 28.02.2022 12:51