Shpërthimi i vullkani Etna do ketë pasoja në Shqipëri dhe Kosovë, merrni masat duke filluar që nesër
Pak ditë më parë, vullkani Etna filloi të nxjerrë llavë dhe hi, ndërsa mendohet se pasojat e shpërthimit të tij do të ndikojnë në ndryshimin e motit kryesisht në Europën jugore në fundjavë.

Mali Etna ndodhet në bregun lindor të ishullit italian të Siçilisë ndërsa erërat e forta e shpërndanë hirin dhe mjegullën e kjo pritet të ndikojë në mot.

"Gjatë ditëve të ardhshme, hiri do të përfshijë të gjithë Italinë verilindore, e cila do të ketë pasojat më të këqija nga kjo gjë", ka thënë metereologu i AccuWeather, Tyler Roys.

Pritet që ndryshime të motit do të ketë edhe në Ballkan, kryesisht në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Hiri do të pushtojë të gjithë atmosferën, do të pengojë ndriçimin e diellit të enjten dhe të premten. Cilësia e dobët e ajrit do të jetë një shqetësim, pasi hiri mund të shkaktojë probleme të frymëmarrjes, veçanërisht tek personat e ndjeshëm, përcjell JOQ.

"Hiri gjithashtu mund të shkaktojë vonesa të vogla të fluturimit, sidomos ato që kalojnë pranë malit Etna. Duke pasur parasysh se sa zgjat shpërthimi, pasojat do të ndikojnë shumë vende për disa ditë", ka thënë Roys. /albeu.com/
Shtuar më 01/03/2017, ora 11:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori