Inter rikthehet te fitorja me goleadë, Lautaro realizon hat-trick (VIDEO)

Interi është rikthyer te fitoret në Serie A duke mposhtur 5-0 Salerntinanën.

Serinë e golave e hapi Lautaro Martinez që shënoi në minutën e 22′.

Në minutën e 40-të, Nicolo Barella asistoi përsëri për Lautaro Martinez i cili realizoi edhe golin e dytë.

Me të filluar pjesa e dytë, Interi shënoi përsëri me Lautaro Martinez realizues 56′.

Spektakli i vendasve nuk u ndal, teksa radha për të shënuar i erdhi sulmuesit tjetër Edin Dzeko.

Boshnjaku realizoi dy gola brenda pesë minutave 64’dhe 69′.

Me këtë fitore Interi rikthehet në krye të Serie A me 58 pikë, një më shumë se Napoli dhe Milan. /albeu.com/


Shtuar 4.03.2022 22:51

Tags: ,