Shpërthim në fabrikën e municionit në Serbi, 14 të plagosur (VIDEO)
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në farikën e municionit në Kragujevac.

Sipas televizionit shtetëror serb dyshohet për persona të vdekur dhe të paktën 14 persona kanë mbetur të plagosur.

Media serbe ‘Beta’ raporton se personat në fjalë kanë marrë djegie në trup, ndërsa nuk dihet se si është gjendje e tyre.

Ngjarja në fjalë ndodhi dje rreth orës 13:45 minuta në Byronë e Riparimit Teknik në Kragujevac gjatë një operacioni për demontimin e municioneve. Një zëdhënës i ndihmës së shpejtë kishte thënë për këtë agjenci se “shumë trupa të lënduar po na vijnë për mjekim”.

Shefi i Sektorit për situata të jashtëzakonshme, Dragos Radovanovic ka thënë se nuk është nevoja të evakuohen banorët, duke e shmangur shkallën e rrezikut. /albeu.com/

Shtuar më 28/02/2017, ora 17:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori