Shpërthim i fuqishëm në Turqi, pranë zyrave të Erdoganit
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pak minuta më parë në Turqi. Mediat e huaja raportojnë se një makinë-bombë ka shpërthyer në afërsi të selisë së AKP në qytetin e Beşyol, në provincën juglindore të Van.

Deri më tani nuk raportohet për viktima, por vetëm për 11 të plagosur.

Si pasojë e shpërthimit shumë biznese dhe shtëpi përreth thuhet se janë dëmtuar, ndërkohë në zonë janë dërguar një numër i madh ambulancash.

Agjencia e lajmeve turke “Dogan” ka cituar policinë lokale të cilët thanë se raportet fillestare sugjerojnë se shpërthimi u shkaktua një makinë-bombë
Shtuar më 12/09/2016, ora 11:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori