Shpërthim i fuqishëm në metronë e Parisit, disa të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm është raportuar të ketë ndodhur në një stacion të metrosë së Parisit në Francë.

Nga vendi i ngjarjes raportohet për disa të plagosur pasi zjarri filloi të përhapej kudo i ndjekur më pas nga një shpërthim i fuqishëm, në metronë e kryeqytetit francez, shkruan RT.

Dhjetëra persona janë evakuuar nga policia e cila ka rrethuar vendngjarjen.

Mësohet se shpërthimi është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, duke alarmuar policinë e kryeqytetit francez për shkak të gatishmërisë së lartë nga frika e sulmeve të mundshme terroriste.

Raportohet se 8 persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi në stacionin e metrosë./albeu.com/

Shtuar më 08/02/2017, ora 22:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori