Shpërthim afër Kuvendit në Pakistan, 10 të vrarë
Të paktën 10 persona kam mbetur të vrarë dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur sot në një shpërthim afër kuvendit provincial në qytetin pakistanez, Lahore, raportojnë mediat lokale.

Shpërthimi ndodhi gjatë një proteste të organizuar nga prodhuesit farmaceutikë dhe kimistë.

10 persona janë vrarë në shpërthim, ndërsa 30 të tjera janë plagosur.
Shpërthimi gjithashtu shkatërroi disa automjete dhe një rrugë e madhe në qendër të qytetit, shkruan "The Independent".

“Më sa duket bëhet fjalë për një sulm vetëvrasës, por policia ende është duke e hetuar rastin për ta gjetur natyrën e shpërthimit,” ka thënë zëdhënësi i policisë në Punjab, Nayab Haider. /albeu.com/

Shtuar më 13/02/2017, ora 16:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori