Polumbarët e RENEA-s vazhdojnë kërkimet për 10-vjeçarin e mbytur në Mirditë (VIDEO)

Kërkimet për gjetjen e trupit të 10-vjeçarit të mbytur dy ditë më parë në lumin Fan të Mirditës vazhdojë në mënyrë intensive.

Polumbarë të RENEA-s, policia dhe banorët e zonës janë aktivizuar për tretën ditë radhazi.

Ditën e djeshme është gjetur vetëm xhupi dhe topi më të cilin i mituri ishte duke luajtur para se ta merrte rryma.

Kujtojmë që 10-vjeçari në fshatin Shtrungaj ishte duke luajtur pasditen e së martës pranë lumit ku më pas ka rrëshqitur dhe e mori rrjedha.

Gjatë kësaj kohe  kërkimet janë zhvilluar vetëm gjatës ditës.

Shikoni KËTU pamjet nga kërkimi. /albeu.com