Shpërthen një makinë-bombë në Bagdad, 11 të vdekur
Një makinë-bombë në ka shpërthyer në Irak duke lënë të paktën 11 të vdekur dhe dhjetra të tjerë të plagosur.

ShpërthimiBagdad ndodhi në tregun kryesor të perimeve, Jumila, në rajonin kryesor të Shia Sadr.

Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Saad Maan, mësohet të ketë thënë se një roje sigurie qëlloi me armë një makinë të dyshimtë dhe shoferi më pas e shpërtheu atë.

Nuk është ende e qartë se kush fshihet pas këtij shpërthimi, por i ashtuquajturi Shteti Islamik ka pretenduar në sulmet e fundit se synonte myslimanët shiitë në qytet, shkruan "BBC".

Një sulm i ngjashëm ka ndodhur në fillim të këtij viti, ku 35 persona kanë vdekur si pasojë e shpërthimit të një makine-bombë në një shesh të populluar në Sadr City. /albeu.com/
Shtuar më 08/01/2017, ora 08:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori