Shpërdorim i fondeve publike, në hetim gruaja e kandidatit për president të Francës
Policia e Francës ka nisur një hetim ndaj gruas së kandidatit për presidentFrancës, Francois Fillon, nën akuzat për shpërdorim të fondeve publike.

Vendimi ndaj saj ka ardhur vetëm dy javë pasi nisën hetimet ndaj Fillon.

Kandidati për president dyshohet se ka paguar gruan dhe fëmijët e tij, qindra mijëra euro nga paratë publike, për dekada me rradhë për punë që ata mund të mos i kenë kryer.

Penelope Fillon po hetohet për dyshimet për pjesëmarrje në shpërdorimin e fondeve publike dhe disa vepra të tjera të ngjashme.

Deri kohët e fundit, Fillon ishte kandidati favorit për të fituar zgjedhjet, por tani ai është pas kandidates të ekstremit të djathtë, Marine Le Pen dhe Emmanuel Marcon. /albeu.com/
Shtuar më 29/03/2017, ora 10:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori