Shpëton anija me 60 emigrantë në Kalabri të Italisë
60 emigrantët, të cilët ndodheshin në anijen e peshkimit janë shpëtuar mesditen e djeshme nga Rojet Bregdetare Italine. Anija ndodhej rreth 30 milje larg brigjeve të qytetit kalabrez, Roccella Ionica.

Problemin që po haste anija e peshkimit e vunë re helikopterët e forcave të sigurisë bregdetare.

Emigrantët kanë pohuar se viinin nfa Siria dhe Egjipti, vende të cilat janë të përfshira nga konflikti dhe përgjakjet.

Mësohet se nga 60 meigrantët 28 ishin meshkuj, 9 femra dhe 23 fëmijë. /albeu.com/
Shtuar më 02/08/2013, ora 10:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori