Shpëtoji fëmijën në Francë, “Spider Man-i” fillon punë
Sot ka qenë dita e parë e punës në Brigadën e Zjarrfikësve në Paris e emigrantit nga Mali, i cili e mori pseudonimin “Spider-Man” pasi u ngjit në një ndërtesë për të shpëtuar një fëmijë i cili ishte varur nga një ballkon, raporton CNN.
Shpëtimi i fëmijës nga Mamoudou Gassama në muajin maj, jo vetëm që e bëri të famshëm në internet, por ai fitoi edhe nënshtetësinë franceze dhe një punë si zjarrfikës.

Emigranti 22-vjeçar malian filloi punën e tij sot, e diel, tha Djeneba Keita për CNN.

Ai ishte një nga 24 rekrutët e rinj, shkroi të enjten, Brigada e Zjarrfikësve e Parisit.

Presidenti francez, Emmanuel Macron e kishte falënderuar personalisht Gassaman dhe i kishte dhënë atij një medalje për guximin dhe tha se atij gjithashtu do t’i ofrohej një punë në shërbimin e zjarrfikësve, përcjell kallxo.com.

Ai i tha presidentit Macron: “Unë thjesht nuk pata kohë për të menduar, unë vrapova për ta kaluar rrugën për të shkuar dhe për ta shpëtuar atë.

“Unë vetëm u ngjita lart dhe falënderoj Perëndinë, Perëndia më ndihmoi. Sa më shumë që u ngjita, aq më tepër kisha guximin të ngjitem më lart, kjo”, shtoi ai.
Shtuar më 01/07/2018, ora 22:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori