Shperthimi ne Konektikat te SHBA-ve, 50 viktima
Albeu.com
Në shpërthimin që dje pasdite ndodhi në elektranën e gazit në qytetin Midëlton, në shtetin federal amerikan Konektikat me siguri jetën e kanë humbur të paktën 50 persona, ndërsa më shumë se 100 janë lënduar, njoftuan burime nga spitalet e atjeshme.
Personeli mjekësor thekson se ky ndoshta edhe nuk është numri përfundimtar i viktimave. "Trupa ka gjithkund", deklaroi një dëshmitar okular dhe shtoi se është e mundur që shumë prej viktimave të ndodhen nën gërmadhat.

Deri tani është konfirmuar vdekja e vetëm pesë personave, edhe pse të gjithë theksojnë se do të ketë më shumë dhjetëra të vdekur në shpërthimin e elektranës, të shkaktuar nga derdhja e gazit. Druhet se nën gërmadhat në elektranë kanë mbetur 51 persona.
Supozohet se në momentin e shpërthimin në fabrikë ka pasur mbi 100 të punësuar.
Pas shpërthimin në centralin për gaz natyror "Klin enerxhi sistem" ka shpërthyer zjarr i madh, ndërsa gazi i zi është parë përreth prej disa kilometrave.

Pas të mbijetuarve hetuan rreth njëqind ekipe, duke përfshirë zjarrfikës, policë dhe shërbime për raste urgjente, njoftoi CNN. Sipas televizioneve lokale, janë dëmtuar edhe shtëpi në rrethinën e elektranës, ndërsa shpërthimi është ndjerë në vendin në rreze prej madje 25 kilometrash. Drejtori i përgjithshëm i elektranës, Gordon Holk pohoi se në shpërthimin e elektranës me fuqi prej 620 megavatëve ka të pësuar, por që nuk dihet saktë se sa është numri i tyre, ndërsa përfaqësues të policisë dhe shërbimeve zjarrfikëse njoftuan se bëhet fjalë për numër të madh të viktimave. (mia)
Shtuar më 08/02/2010, ora 17:32
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori