Shpërthimi në çerdhen kineze,7 të vdekur, 59 të plagosur
Të paktën shtatë persona janë vrarë dhe 59 të tjerë janë plagosur në një shpërthim në një çerdhe në lindje të Kinës, raportojnë mediat vendore.

Shpërthimi ndodhi teksa prindërit po i merrnin fëmijët nga çerdhja në Xunzhou në provincën Jiangsu, njofton policia, transmeton Express.

Pamje të publikuar nga telefonat mobilë në ueb-sajtin zyrtar gazetën së përditshme të Partisë së Popullit të Kinës kanë shfaqur dhjetëra persona të gjakosur nëpër tokë përballë portës së çerdhes.

Nuk është e qartë nëse shpërthimi ka qenë aksidental apo i qëllimshëm. /albeu.com/
Shtuar më 15/06/2017, ora 17:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori